Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë godet Venezuelën, lëkunden ndërtesat në Karakas

25.06.2026

Sipas raportimeve të BBC-së, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur Venezuelën mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe evakuime në kryeqytetin Karakas.

BBC raporton se tërmeti ka ndodhur pranë zonës së Montalbán/Morón në bregdetin verior të vendit, në një thellësi prej rreth 13 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Karakas, ndërsa dëshmitarët kanë raportuar çarje në ndërtesa dhe thyerje xhamash.

Sipas raportimit të BBC-së, dridhjet janë ndjerë edhe në pjesë të Kolumbisë fqinje. Pas tërmetit, Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami ka lëshuar paralajmërime për Venezuelën dhe disa ishuj të Karaibeve, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për viktima, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura.