Tërmet i lehtë pranë Ohrit, lëkundjet ndjehen në zonën kufitare me Shqipërinë
Një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit, ML2.4 ballë, është regjistruar mbrëmë në zonën kufitare me Shqipërinë, në pjesën jugore të liqenit të Ohrit, rreth 120 km në jugperëndim të Shkupit.
Observatori Sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Ky nuk është incidenti i parë sizmik në rajon. Javën e kaluar, në zonën e Ohrit ishin regjistruar një seri tërmetesh, nga të cilat më i fuqishmi ishte me intensitet prej V ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Edhe pse tërmeti i fundit ishte me magnitudë të ulët, prania e lëkundjeve të vazhdueshme në këtë rajon thekson nevojën për monitorim të vazhdueshëm sizmik.