Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Kryesia vendos sot se a do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku edhe do të konfirmohet rendi i ditës për seancën e re plenare.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Kryesia vendos sot se a do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme të Kuvendit

Në pikën 8-të të rendit të ditës të propozuar është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

Shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se në seancën e radhës që pritet të caktohet për këtë të enjte në diskutim do të vihet edhe shqyrtimi i Projektligjit për fondet pensionale të Trustit.


“Seanca e re plenare e Kuvendit do të mbahet, javën e ardhshme të enjten, më 16 qershor. Me listën e pikave që kanë ardhur në kryesi por edhe gjithashtu ato të cilat janë plotësim i agjendës, varësisht nga agjenda e Komisioneve të  Funksioneve. Kurse përveç pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i projektligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për heqjen e akcizës së duhanit, shqyrtimi i parë i projektligjit për Fondet Pensionale, të Kosovës dhe të tjera”, tha Kusari-Lila.

Më 9 mars të këtij viti, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin e ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, e që do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve deri në 30 për qind (%).

Rendi i ditës i mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit:

I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

7. Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022,

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Markat Tregtare,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

16. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

17. Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës,

18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

19. Shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë