Të hënën pritet të dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë

05.06.2021

Më 28 maj të këtij viti nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë. Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se 823 nxënës të klasave të 9-ta të […]

Të hënën pritet të dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Më 28 maj të këtij viti nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se 823 nxënës të klasave të 9-ta të kësaj komune i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Ndërsa mbi 26 mijë nxënës të klasave të 9-ta i’u nënshtruan këtij testi në të gjithë Kosovën.

Testi i ka pasur 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e meme.

Ndërsa rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen të hënën më 7 qershor. Kështu ka bërë të ditur MAShT-i.

Ndërsa sa i përket mbarëvajtjes së këtij testi, drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka theksuar se testi është mbajtur me të gjitha rregullat sipas planit, ku çdo gjë ka shkuar mirë pa ndonjë parregullsi.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë në Komunën e Suharekës është mbajtur në 5 qendra, si dhe për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij testi kishin marrur pjesë 5 zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), 5 zyrtarët nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), ekipe mbikëqyrëse, administratorë si dhe drejtorët e shkollave.

Etiketat