Të dielën, një ditë me diell por e ftohtë

29.12.2024

Pas një jave me mot të ndryshueshëm, duket se të dielën do të kemi një ditë me diell.

Në orët e mëngjesit, nëpër lugina dhe ultësira pritet të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Për më tepër, acar do të jetë i fortë, kështu që kujdes duhet të tregojnë veçanërisht drejtuesit e automjeteve.

Gjatë ditës, dielli do të dominojë, duke krijuar kushte ideale për një shëtitje në natyrë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 6-18 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C. Këto temperatura të ulëta bëjnë që të jetë e domosdoshme të veshim rroba të ngrohta, përfshirë edhe një kapelë dhe një shall.