Takimet në Pentagon, Ambasada Amerikane konfirmon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë një postim në lidhje me takimet e zhvilluara javën e kaluar në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Foto: Ilustrim
Ambasada theksoi se këto takime, të cilat u zhvilluan në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes, synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim theksohet gjithashtu se zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, duke sjellë përfitime për të dy vendet.
“Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së mirëpriti javën e kaluar në Uashington Ministrin në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjeneral Leitnant Bashkim Jashari dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes të cilat synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit. Zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, që sjell përfitime për të dy vendet tona,” thuhet në njoftim.
Ky takim rikonfirmon thellimin e bashkëpunimit mbrojtës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke vënë theksin te rëndësia e stabilitetit rajonal.