Takim i rregullt mes Osmanit dhe Hovenierit, në fokus siguria dhe stabiliteti në Kosovë

23.05.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takimin e rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

Takim i rregullt mes Osmanit dhe Hovenierit, në fokus siguria dhe stabiliteti në Kosovë Foto: Ilustrim

Në njoftimin për media thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

Në takim është diskutuar edhe për kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin për media.