Zjarri i madh mbi fshatin Sallagrazhdë, dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri

19.03.2022

Derisa ka folur lidhur me këtë zjarr, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se ky zjarr i madh mbi këtë fshat dyshohet se është shkaktuar nga faktori njeri. Muharremaj tha se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje, po ashtu ka falënderuar edhe shumë qytetarë që i kanë dalur në […]

Zjarri i madh mbi fshatin Sallagrazhdë, dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri Foto: Ilustrim

Derisa ka folur lidhur me këtë zjarr, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se ky zjarr i madh mbi këtë fshat dyshohet se është shkaktuar nga faktori njeri.

Muharremaj tha se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje, po ashtu ka falënderuar edhe shumë qytetarë që i kanë dalur në ndihmë.

I pari i Suharekës shtoi se ka një thatësi të madhe dhe beson se edhe këtë vit, si në vitin që lamë pas, do të përballemi me zjarre të mëdha në komunën tonë.

Muharremaj dyshon se zjarri i madh mbi fshatin Sallagrazhdë është shkaktuar nga faktori njeri, për shkak që tani në këtë muaj nuk ka temperatura të larta që mund të vije deri te shpërthimi i zjarrit.

Gjithashtu, ai ka bërë apel në drejtim të qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, kjo pasiqë sipas tij parashihet që edhe këtë vit të ketë thatësi të madhe,

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka vazhduar apelet e tij në drejtim të Qeverisë së Kosovës që të shtojë numrin e zjarrfikësve në Suharekë, duke theksuar se janë veç 12 zjarrfikës që punojnë në katër ndërrime.