Suharekë, gjatë vitit 2021 ishin mbi 1,160 lindje e 481 vdekje – Vlerësimi i popullsisë

28.06.2022

Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi. Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi. Të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë […]

Suharekë, gjatë vitit 2021 ishin mbi 1,160 lindje e 481 vdekje – Vlerësimi i popullsisë Foto: Ilustrim

Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi. Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi.

Të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash. Sidomos, analiza për çështjet sociale dhe ekonomike në nivele të caktuara: komunale, kombëtare dhe rajonale. Të dhënat për popullsinë përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimet e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike.

Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona. Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona; dhe kanë emigruar 42 728 persona.

Ndërkaq, në nivel të komunave, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjithsej popullsia e vlerësuar ishte 58 mijë e 195 banorë, ndërkaq, sipas vendbanimit të përhershëm në komunën tonë kanë qenë 1,164 lindje, 481 vdekje, shtimi natyror 683.

Duke përfshirë gjithsej popullsia dhe shtimi natyror në Komunën e Suharekës ka qenë 58 mijë e 878 banorë.

Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).

Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773.971 banorë rezidentë.