Suharekë, 75 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale

27.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë […]

Suharekë, 75 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 2.922 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rritje numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në muajin nëntor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar  75 familje që përfitojnë pensione nga kjo skemë.

Ndërsa, në muajin tetor të këtij viti janë regjistruar 71 familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe që kanë përfituar nga kjo skemë, poashtu numër i njejtë ishte regjistruar edhe në muajt shtator e gusht.

MuajiNr. i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (1-18 vjeç)
Janar, 202258
Shkurt, 202257
Mars, 202270
Prill, 2022 69
Maj, 202268
Qershor, 202266
Korrik, 202270
Gusht, 202271
Shtator, 202271
Tetor, 202271
Nëntor, 202275