Suharekë, 75 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 2.922 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rritje numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.
Në muajin nëntor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 75 familje që përfitojnë pensione nga kjo skemë.
Ndërsa, në muajin tetor të këtij viti janë regjistruar 71 familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe që kanë përfituar nga kjo skemë, poashtu numër i njejtë ishte regjistruar edhe në muajt shtator e gusht.
Muaji | Nr. i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (1-18 vjeç) |
Janar, 2022 | 58 |
Shkurt, 2022 | 57 |
Mars, 2022 | 70 |
Prill, 2022 | 69 |
Maj, 2022 | 68 |
Qershor, 2022 | 66 |
Korrik, 2022 | 70 |
Gusht, 2022 | 71 |
Shtator, 2022 | 71 |
Tetor, 2022 | 71 |
Nëntor, 2022 | 75 |