Shpenzimi i buxhetit, angazhimi në arsim, bujqësi, kulturë e sport – Muharremaj thotë se viti 2022 ishte i sukseshëm për Suharekën

28.12.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit 2022. Muharremaj para mediave ka deklaruar se viti 2022 për Komunën e Suharekës ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për arsye se Suhareka është qyteti i kampionëve në futboll ashtu […]

Shpenzimi i buxhetit, angazhimi në arsim, bujqësi, kulturë e sport – Muharremaj thotë se viti 2022 ishte i sukseshëm për Suharekën Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit 2022.

Muharremaj para mediave ka deklaruar se viti 2022 për Komunën e Suharekës ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për arsye se Suhareka është qyteti i kampionëve në futboll ashtu edhe në basketboll, duke shtuar se Komuna e Suharekës është poashtu njëra ndër komunat të cilat i kushton rëndësi edhe fushave të tjera si ambientit, zhvillimit ekonomik.

I pari i Komunës së Suharekës vitin 2022 edhe pse me shumë sfida e ka konsideruar si vitin më të suksesshëm deri më tani, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, ai është shprehur se ky vit konsiderohet i suksesshëm fal bizneseve të Komunës së Suharekës të cilat vitin që po lëm pas kanë dhuruar donacione të vlerave të ndryshme të cilat kanë rëndësi për të gjithë qytetarët e komunës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se këtë vit sfidë e shumë komunave ka qenë shpenzimi i buxhetit, duke shtuar se për paga dhe meditje Komuna e Suharekës ka shpenzuar buxhetin për 98%, mallrat dhe shërbimet 97%, subvensionet dhe transperet 99.78%, investimet kapitale 98%, e ku në total Komuna e Suharekës për vitin 2022 ka shpenzuar buxhetin 95%.

Muharremaj ka njoftuar se gjatë vitit 2022 Komuna e Suharekës ka shpenzuar 5 milionë euro në investime kapitale, duke shtuar se ka pasur edhe donacione të ndryshme.

Tutje, Muharremaj ka thënë se edhe gjatë këtij viti ashtu si në vitet e kaluara komuna është munduar që të përfshijë të gjitha kategoritë, ku ka theksuar çerdhet e fëmijëve, parashkollorët, shkollat e mesme, ku e rëndësishme është se në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë shkollë që nuk ka klasë parashkollore.

Poashtu, ai ka njoftuar se çerdhja shtetërore e cila po ndërtohet në Suharekë pritet që të hapet në vitin 2023.

Muharremaj ndër tjerash ka përmendur edhe infrastrukturën rrugore, ku tha se përafërsisht janë diku rreth 20 kilometra asfalt, janë diku rreth 90 mijë metra katror rrugë të shtruara me kubëza, poashtu thekson se deri më tani janë diku rreth 13 kilometra kanalizim.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në vitin 2023 pritet që të përfundoj edhe ndërtimi i unazës së djathtë e cila do të shkarkojë qytetin. Lidhur me këtë Muharremaj është pyetur se a do të bllokohet qarkullimi i rrugës e cila ndodhet skaj sheshit të qytetit, ndërsa në përgjigjjen e tij Muharremaj ka thënë se kjo ende nuk dihet dhe se aktualisht qarkullimi i automjeteve do të lejohet deri në momentin kur do të bëhet një zgjidhje më afatgjate.

Muharremaj poashtu, ka njoftuar edhe për dikasterin e bujqësisë ku ka treguar se për herë të parë këtë vit janë paraparë rreth një milion euro, duke shtuar se fatkeqësisht 400 mijë euro janë larguar, mirëpo me mjetet e mbetura ai thotë se komuna ka bërë përpjekje që t’i ndihmojë qytetarët të cilët merren me bujqësi.

Ndërsa, për drejtorinë e kulturës rinis dhe sportit ku për herë të parë do të ketë 300 mijë euro subvensione, ku edhe do të përkrahen të gjithë sportistët e komunës.

Mirëpo sfidë për Komunën e Suharekës mbetet nërtimi i shtëpisë së kulturës, ndërtimi i një stadiumi për futbollin, ndërtimi i një salle sportive.

“Sfidë për mua si kryetar mbetet ndërtimi i stadiumit të qytetit, pasiqë Fc Ballkani nuk e meriton me lu në këtë stadium, sepse merr pjesë në garat evropiane” tha Muharremaj.

Ai ka shtuar se sfidë mbetet edhe ndërtimi i një salle sportive me kapacitetet më të mëdhaja për arsye se nuk munden të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare, ku KB Golden Eagle Ylli merr pjesë në gara evropiane.

Muharremaj për këto tri projekte të cilat i konsideron sfida tha se për shtëpinë e kulturës e cila lëndën e ka ende në OSHP, do të vazhdohet me procedura, ndërsa për stadiumin tregon se Komuna e Suharekës ka përgatitur hartat zonale dhe planifikimin zhvillimor, ku edhe pret se tani e tutje do të bisedojë edhe njëherë me kryeministrin për zgjidhjen e këtyre sfidave.

Ndër tjerash, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka uruar festat e fundvitit të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.