Reduktime të ujit në disa zona, Muharremaj apelon te Hidroregjioni ta organizojë sa më mirë menaxhimin e situatës
- 01.07.2022
- 0 komente
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se temperaturat e larta po shkaktojnë edhe mungesën e ujit në disa zona dhe për këtë sigurisht se ka edhe reduktime.

Kryetari Muharremaj ka theksuar se përdorimi i arsyeshëm duke e kursyer atë, e organizon më mirë përdorimin për të gjithë.
Po ashtu, i pari i Suharekës ka bërë edhe apel drejt Hidroregjionit Jugor, pasi që është edhe kompetente për menaxhim të ujit.
Kryetari Muharremaj ka shtuar se megjithëse menaxhimi i ujit është kompetencë e Hidroregjionit Jugor dhe jo e Komunës së Suharekës, apeloj që ky institucion ta organizoj sa më mirë menagjimin e kësaj situate në këto ditë të nxehta të verës.
KOMENTE0
Leave a Reply