Qyteti i luleve e pastërtisë, Suhareka lidh kontratë me Ekoregjionin për pastrimin e qytetit dhe fshatrave 4 herë në muaj

14.06.2022

Lënda e kësaj kontrate publike kornizë e lidhur mes Komunës dhe Ekoregjionit është që të themeloj kushtet, duke përfshirë çmimet për njësi dhe rregullat e implementimit për kryerjen e shërbimeve në vijim: Mirëmbajtja dhe pastrimi i qytetit, sipas specifikimeve teknike të dhëna me dosje të tenderit. Kontrata ka hyrë në fuqi me datën 3 qershor […]

Qyteti i luleve e pastërtisë, Suhareka lidh kontratë me Ekoregjionin për pastrimin e qytetit dhe fshatrave 4 herë në muaj Foto: Ilustrim

Lënda e kësaj kontrate publike kornizë e lidhur mes Komunës dhe Ekoregjionit është që të themeloj kushtet, duke përfshirë çmimet për njësi dhe rregullat e implementimit për kryerjen e shërbimeve në vijim: Mirëmbajtja dhe pastrimi i qytetit, sipas specifikimeve teknike të dhëna me dosje të tenderit.

Kontrata ka hyrë në fuqi me datën 3 qershor 2022 dhe përfundon më 2 qershor 2023.

Afati kohor për kryerje të shërbimeve do të jetë një ditë nga koha e lëshimit të urdhër blerjes (kërkon pastrimin e qytetit) nga ana e Autoritetit Kontraktues.

Vendi i kryerjes së shërbimeve është në territorin e Komunës së Suharekës sipas specifikimeve teknike, varësisht prej kërkesave të njësisë.

Vlera totale indikative e kontratës është 149,176.66 Euro (149 mijë e 176 euro e 66 centë), ku derivimi i lejuar nga vlera totale indikative është : +-30%.

Punët që do t’i kryejë Ekoregjioni: Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve lokale, trotuareve si dhe sheshin e qytetit, duke bërë fshirjen dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat, pluhuri dhe gjësendet tjera. Pastirmi duhet të bëhet një herë në javë minimum që nënkupton se e njëjta rrugë duhet të pastrohet 4 herë minimum në muaj e pastaj faturohet në baza mujore. Mirëmbajtja dhe pastrimi bëhet gjithmonë sipas planit dhe pëlqimit nga AK. Llogaria në baza mujore. Ky pozicion vlenë për të gjitha fshatrat dhe qytetin e Suharekës.

Po ashtu do të bëhet larja e rrugëve lokale dhe trotuarve duke bërë larjen e tyre nga mbeturinat, pluhuri dhe gjësendet tjera. Larja të bëhet një herë në javë minimum që nënkupton se e njëjta rrugë duhet të lahet 4 herë minimum në muaj e pastaj fatohet në baza mujore. Larja bëhet gjithmonë natën për shkak të pengesave në komunikacion, gjithmonë sipas planit dhe pëlqimit nga AK. Llogaria në baza mujore. Ky pozicion vlenë për të gjitha fshatrat dhe qytetin e Suharekës.

Mirëmbajtja dhe pastrimi i shesheve, parqeve, shtigjeve të ecjes dhe lapidarëve, duke bërë fshirjen dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat, pluhuri dhe gjësendet tjera. Pastirmi do të bëhet 4 herë minimum në muaj, ky pozicion vlejnë për të gjitha fshatrat dhe qytetin e Suharekës.

Po ashtu, në fshatra dhe qytet do të bëhet pastrimi dhe mirëmbajtje e gjelbrimit në varreza, përfshirë kositjen e barit, prerjen dhe largimin e vegjetacionit të ulët dhe të lartë në siperfaqet e varrezave.

Gjithashtu, do të bëhet edhe mirëmbajtje dhe pastrimi i shtratit të lumit në zonën urbane, duke bërë pastrimin e mbeturinave inerte dhe gjësendeve tjera që gjenden në shtrat të lumit.

Do të bëhet edhe largimi i mbeturinave shtazore (kafshët e ngordhura) nga rrugët lokale, trotuaret, sheshet, varrezat, shtigjet e ecjes dhe të gjitha hapësirat tjera publie ko konstaton komuna.

Do të bëhet edhe pastrimi i rrugëve lokale, trotuareve dhe shesheve nga bora gjatë stinës së dimrit me dorë apo makineri përkatëse. Pastrimi do të bëhet gjithmonë me urdhër të komunës.

Më poshtë mund ta gjeni kontratën publike të lidhur mes Komunës së Suharekës dhe Ekoregjionit dhe detajet e shërbimeve që do t’i kryej kjo kompani.

048-Ekoregjioni-Kontrat-Pastrimi-i-qytetit