[DOKUMENT] Komuna e Suharekës ndan 5 mijë euro për mirëmbajtjen e e-kioskave

14.02.2024

Komuna e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për mirëmbajtjen e e-kioskave në fund të muajit janar ku kjo mirëmbatje sipas vlerës së parashikuar pritet të jetë 5,000 euro, raporton SuharekaOnline.

[DOKUMENT] Komuna e Suharekës ndan 5 mijë euro për mirëmbajtjen e e-kioskave Foto: Ilustrim

E-Kioskat ju mundësojnë qytetarëve që përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, të nxjerrin edhe certifikatën e martesës.

Komuna e Suharekës të mërkuren e 14 shkurtit 2024, ka njoftuar për dhënie të kontratës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit kjo kontratë me numër prokurimi 624-24-343-2-3-6/C1107 do të jepet për mirëmbajtjen e e-kioskave.