Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për ndërtimin e serave

26.02.2024

DBZhRP ka ftuar fermerët e Komunës së Suharekës që të aplikojnë në projektin “Ndërtimi i Serave” në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2024. Kjo drejtori ka paraparë që të bëjë ndërtimin e serave me participim për kultivuesit e perimeve. Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës.

Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për ndërtimin e serave Foto: Ilustrim

Llojet e sipërfaqeve për aplikim do të jenë: 100m2, 200m2 dhe 500m2.

Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës që i përmbushin kriteret e parapara si:

– Të jetë (fermer ose fermere) – kultivues i perimeve;
– Të jetë i gatshëm të kryej participimin prej 10%;
– Të posedojnë tokë bujqësore së paku 0.50 ha;
– Toka ku do të ngritet sera të jetë e përshtatshme për kultivimin e perimeve, të ketë ujë të siguruar për ujitje dhe pjerrtësia e parcelës mos të jetë mbi 3%;
– Përfituesit e viteve të kaluara do të jetë të ranguar në shkallën e dytë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

– Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
– Lista poseduese e tokës – certifikata e pronës;

Participimi i fermerëve përfitues të serave do të bëhet duke bërë pagesën e 10% të vlerës së përgjithshme të serës në llogari të Komunës së Suharekës, ndërsa pjesa tjetër e vlerës apo 90% nga shuma e përgjithshme financohet nga Komuna e Suharekës.

Sera do të monitorohet për 4 vite.

Aplikimin fermerët mund ta bëjnë në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari. Afati i aplikimit fillon prej datës 26.02.2024 deri me datën 08.03.2024.