Policia në Suharekë shqipton gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

03.02.2022

Gjatë 24 orëve të datës 2 shkurt 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID, […]

Policia në Suharekë shqipton gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID Foto: © Hallka Marketing Agency

Gjatë 24 orëve të datës 2 shkurt 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash si dhe NJRKRR ne Prizren.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 102 gjoba personave fizik, janë dhënë 21 vërejtje janë kontrolluar 26 lokale për mos respektim të orarit janë shqiptuar 2 gjoba prej 200 euro ndaj pronarëve të lokaleve. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.