Policia e Suharekës nuk e ndal dorën, për një muaj mbi 460 tiketa për kundërvajtje në trafik

05.06.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit […]

Policia e Suharekës nuk e ndal dorën, për një muaj mbi 460 tiketa për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin maj, ku në takimin e parë kishte treguar se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 216 tiketa trafiku.

Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit maj në Suharekë, policia ka shqiptuar 252 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 468 tiketa për kundërvajtje në trafik.