Përkujtohen 24 martirët e fshatit Bukosh, Muharremaj: Ata janë të paharruar për ne dhe të përjetshëm

03.05.2023

Sot përkujtohen 24 martirët e lirisë, që para 24 vitesh në Bukosh të Suharekës u maltretuan e u vranë të cilët po udhëtonin me familjet e tyre për Shqipëri. Kryetari i Komunës së Suharekës, Balu Muharremaj me zyrtar të tjerë nga komuna kanë përkujtuar dhe nderuar 24 martirët e vrarë në fshatin Bukosh të Suharekës, […]

Përkujtohen 24 martirët e fshatit Bukosh, Muharremaj: Ata janë të paharruar për ne dhe të përjetshëm Foto: Ilustrim

Sot përkujtohen 24 martirët e lirisë, që para 24 vitesh në Bukosh të Suharekës u maltretuan e u vranë të cilët po udhëtonin me familjet e tyre për Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Balu Muharremaj me zyrtar të tjerë nga komuna kanë përkujtuar dhe nderuar 24 martirët e vrarë në fshatin Bukosh të Suharekës, aporton SuharekaOnline.

Muharremaj është shprehur se 24 martirët e vrarë me 3 maj të vitit 1999, janë të paharruar dhe përjetshëm për të gjithë.

“Në Bukosh i nderuam të rënët për lirinë e vendit.

Ata janë të paharruar për ne dhe të përjetshëm.

Lavdi !” ka shkruar Muharremaj në facebook.