Shkolla e Bukoshit së shpejti me sallë sportive, Komuna e Suharekës ndan 305 mijë euro

19.03.2024

305,000.00 janë zotuar nga Komuna e Suharekës për ndërtimin e sallës sportive në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Bukosh.

Shkolla e Bukoshit së shpejti me sallë sportive, Komuna e Suharekës ndan 305 mijë euro Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të zyrës së prokurimit në Komunën e Suharekës operatorët ekonomik kanë të drejtë që të ofrojnë ofertat e tyre në këtë aktivitet prokurimi deri më datën 11 prill 2024.

Bazuar në specifikacionin e dosjes së tenderit punimet përfshijnë: punët ndërtimore dhe zejtare, hidroinstalimet, instalimet elektrike dhe instalimet makinerike.

Operatori ekonomik që shpallet fitues obligohet që në afatin brenda 300 ditëve kalendarike të ekzekutoj punimet.

B05-08-Njoftim-per-Kontrat-Salla-sportive-Bukosh