Performanca e komunave, Suhareka me 84.48% renditet e 5-ta në Kosovë për menaxhimin e mbeturinave

09.01.2023

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

Performanca e komunave, Suhareka me 84.48% renditet e 5-ta në Kosovë për menaxhimin e mbeturinave Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e menaxhimit të mbeturinave.

Fusha 14 – Menaxhimi i Mbeturinave – Kjo fushë matë mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave në komunë si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave. Kjo fushë ka një performancë të përgjithshme prej 70.15%.

Të dhënat e raportuara të vitit 2021 nga komunat tregojnë se ekonomitë familjare me qasje në grumbullim të mbeturinave janë në shkallën prej 67.26%. Shkalla e inkasimit të mjeteve për grumbullimin e mbeturinave del të jetë në masën 72.89%.

Ndërsa, realizimi i orarit për mbledhjen e mbeturinave është 72.40%, sikurse Sasia e deponimit te mbeturinave ne kilogram për koke banori është 50.60%. kurse realizimi i i planit komunal pe menaxhimin e mbeturinave është përmbushur 40%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë për menaxhimin e mbeturinave Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 84.48% nga 37 komuna.