Nga sot nxënësit e klasave të IX-ta në Suharekë mund ti tërheqin dëftesat

10.08.2020

Më vendim të MASh të datës 6 gusht për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, gjithashtu janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet. Sipas njoftimit të MASh nxënësit e interesuar për regjistrim në klasën e X-të duhet ti dorëzojnë dokumentet prej 17-21 gusht 2020 nga ora 08:00 – 16:00 dhe shpallja […]

Nga sot nxënësit e klasave të IX-ta në Suharekë mund ti tërheqin dëftesat Foto: Ilustrim

Më vendim të MASh të datës 6 gusht për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, gjithashtu janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.

Sipas njoftimit të MASh nxënësit e interesuar për regjistrim në klasën e X-të duhet ti dorëzojnë dokumentet prej 17-21 gusht 2020 nga ora 08:00 – 16:00 dhe shpallja e rezultateve bëhet më 24 gusht.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga DKA në Komunën e Suharekës, bëhet e ditur se që nga dita e hënë (10 gusht), drejtorët e shkollave të mesme të ulëta duhet ti përgatisin dëftesat për vitin shkollor 2019/2020 dhe nxënësit duhet ti marrin ato që nga sot, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa gjatë aplikimit për klasë të X-ta (nga data 17 gusht – 21 gusht) nxënësit duhet të dorëzojnë fletparaqitjen (që merret nga shkolla ku aplikon), dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasa 6 -9) dhe certifikatën e lindjes.

Nxënësi që aplikon për tu regjistruar në klasën e X-të duhet ti plotësojë këto kritere: nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasa 6-9) 60 pikë, nota mesatare nga lëndët prioritare (klasa 6-9) 40 pikë.