Nesër 8 fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa rrymë

30.03.2022

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë të sistemit, kyçja e LP Peqani në kabllot e tensionit të mesëm, dislokimi i LP […]

Nesër 8 fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë të sistemit, kyçja e LP Peqani në kabllot e tensionit të mesëm, dislokimi i LP 10kV.

Në NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, kyçja e LP Peqani në kabllot e tensionit të mesëm, dislokimi i LP 10kV.