Në rrethrrotullimin e Shirokës pritet të vendosen shtylla të cilat do të mbajnë flamuj

22.11.2022

Rrethrrotullimin në Shirokë të Komunën e Suharekës i cili është gjithmonë i mirëmbajtur dhe i rregulluar me lule ditëve të fundit nuk po e shohim njëlloj. Punimet në rrethrrotullimet në Shirokë të Suharekës kanë filluar që nga dita e dielë. Fjala është për rrethrrotullimin i cili ndodhet në Shirokë lidhë rrugët Suharekë-Prizren dhe Suharekë-Mushtisht. Për […]

Në rrethrrotullimin e Shirokës pritet të vendosen shtylla të cilat do të mbajnë flamuj Foto: Ilustrim

Rrethrrotullimin në Shirokë të Komunën e Suharekës i cili është gjithmonë i mirëmbajtur dhe i rregulluar me lule ditëve të fundit nuk po e shohim njëlloj.

Punimet në rrethrrotullimet në Shirokë të Suharekës kanë filluar që nga dita e dielë.

Fjala është për rrethrrotullimin i cili ndodhet në Shirokë lidhë rrugët Suharekë-Prizren dhe Suharekë-Mushtisht.

Për këto punime ende nuk është dhënë ndonjë njoftim zyrtarë nga Komuna e Suharekës.

Mirëpo, nga informacionet që ka SuharekaOnline, bëhet e ditur se në rrethrrotullimin e Shirokës, është duke u punuar për të vendosur shtylla të gjata 15-17 metra të cilat do të mbajnë flamuj.

Poashtu, bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë edhe disa ditë të tjera, e krejt kjo punë po bëhet nga një kompani private në Komunën e Suharekës ku do të jetë donacion për komunën.