Në nëntor të 2022’ës, Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje, prej tyre 11 ishin meshkuj dhe 15 femra

20.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Në nëntor të 2022’ës, Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje, prej tyre 11 ishin meshkuj dhe 15 femra Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

ASK-ja njofton se gjatë muajit nëntor të vitit 2022 janë regjistruar gjithsej 836 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 477 janë meshkuj dhe 359 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit nëntor 2022, janë regjistruar gjithsej 26 vdekje, prej tyre 11 meshkuj dhe 15 femra.