Mushtisht, pas angazhimit të zjarrfikësve dhe mbi 50 banorëve, arrihet të lokalizohet tërë zjarri
- 28.03.2022
- 0 komente
Gjatë ditës së djeshme në bjeshkë të fshatit Mushtisht ka shpërthyer një zjarr i madh.

Zjarrfikësit gjatë tërë ditës kanë intervenuar duke tentuar që ta lokalizojnë zjarrin.
Por, përpos fshatit Mushtisht, zjarre fushore-malore kishte dhe në fshatrat si Dobërdelan, Mohlan, Gjinoc e Samadrexhë, dhe si shkak i numrit të vogël të ekipes zjarret nuk mund të lokalizoheshin të gjitha në kohë rekorde.
Si duket zjarri më i madh ishte në fshatin Mushtisht pasi që nga dita e deri në mesnatë zjarrfikësit intervenuan në lokalizim të zjarrit.
Rreth orës 00:20 është arritur që të lokalizohet i tërë zjarri në bjeshkën e Mushtisht.
Kjo falë edhe ndihmës së banorëve të Mushtishtit ku u angazhuan diku mbi 50 banorë të fshatit u vënë në ndihmë të zjarrfikësve.
KOMENTE0
Leave a Reply