Ministri i Kulturës viziton Komunën e Suharekës, Muharremaj shpreh gatishmërinë të bashkëpunojnë në shërbim të qyetarëve

06.09.2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. Ministri Çeku e kryetari Muharremaj biseduan për projekte të ndryshme të cilat pritet të realizohen në vazhdim. Po ashtu, kryetari Muharremaj ka shtuar se ka shprehur gatishmërinë e tij, që të bashkëpunojnë […]

Ministri i Kulturës viziton Komunën e Suharekës, Muharremaj shpreh gatishmërinë të bashkëpunojnë në shërbim të qyetarëve Foto: Ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Ministri Çeku e kryetari Muharremaj biseduan për projekte të ndryshme të cilat pritet të realizohen në vazhdim.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka shtuar se ka shprehur gatishmërinë e tij, që të bashkëpunojnë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Çeku vizitoi edhe Muzen e Suharekës si dhe punimet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.