Më 14 shtator bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Mushtisht

31.08.2022

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Mushtisht. Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike. Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit Mushtisht për […]

Më 14 shtator bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Mushtisht Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Mushtisht.

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike.

Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit Mushtisht për datën 14.09.2022 (14 shtator) në ora 18:30, në objektin e SHFMU “Edit Durham”, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit.

Nga Komuna kanë theksuar se zgjedhja e Këshillit Lokal të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës do të bëhet konform Rregullores 01/Nr.16/7879 për organizimin, bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Suharekës.