Kryetari Muharremaj uron asambleistët e rinj pas certifikimit të rezultateve nga KQZ

16.11.2021

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Partitë politike në Komunën e Suharekës në bazë të ulëseve do të kenë këtë renditje: AAK 12, LDK 9, PDK 4, LVV 4, Iniciativa e Therandës 1 dhe Nisma 1. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me këtë rat ka […]

Kryetari Muharremaj uron asambleistët e rinj pas certifikimit të rezultateve nga KQZ Foto: Ilustrim

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Partitë politike në Komunën e Suharekës në bazë të ulëseve do të kenë këtë renditje: AAK 12, LDK 9, PDK 4, LVV 4, Iniciativa e Therandës 1 dhe Nisma 1.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me këtë rat ka uruar të gjithë pa dallim partie politike, për suksesin e arritur.

Edhe ndaj atyre që nuk arritën të bëhen pjesë e Asamblesë Komunale, Muharremaj tha se u jemi mirënjohës për mbarvajtjen e procesit e rregullt brenda demokracisë.

Po ashtu, ai ka shtuar se secili prej nesh kontribojmë për më të miren e qytetarëve, që e ardhmja të ketë dinjitet dhe progres në shumë sfera.