Kryetari Muharremaj: Pastrimi i rrugëve vazhdon, obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve

10.01.2022

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe […]

Kryetari Muharremaj: Pastrimi i rrugëve vazhdon, obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është ndonjë situatë alarmante.

Ndërkaq, para pak minutash ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka shkruar se pastrimi i rrugëve po vazhdon.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka shtuar se obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve.