Konkursi për roje pylli, Komuna e Suharekës publikon listën e ngushtë të kandidatëve

07.09.2021

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari (DBZhRP) më 15 korrik të këtij viti kishte rishpallur konkursin për tri roje pylli. Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë në konkursin e publikuar kishte bërë të ditur edhe detyrat e përgjegjësit kryesore të cilat ishin: Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet; Të ruaj nga […]

Konkursi për roje pylli, Komuna e Suharekës publikon listën e ngushtë të kandidatëve Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari (DBZhRP) më 15 korrik të këtij viti kishte rishpallur konkursin për tri roje pylli.

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë në konkursin e publikuar kishte bërë të ditur edhe detyrat e përgjegjësit kryesore të cilat ishin:

  1. Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet;
  2. Të ruaj nga shkatërrimet e rrugëve pyjore depove etj;
  3. Të ruaj shenjat e kufijeve të pyjeve;
  4. Të parandalojë gjuetin ilegale si dhe të mbrojë kafshët e egra në pyje ;
  5. Të kryej procedurat e qarkullimit të masës drusore;
  6. Të zbatojë planin për mbrojtje kundër zjarreve;
  7. Është i obliguar në shuarjen e zjarrëve në pyje dhe të informoje organet përgjegjëse;
  8. Bënë fletëparaqitje për veprimet ilegale në pyje etj :
  9. Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të eprorit.

Ndërsa, tashmë DBZhRP-ja ka publikuar edhe listën e ngushtë të kandidatëve, ku të njëjtit që janë përfshirë në këtë listë do t’u nënshtrohen testit me shkrim me datë: 10.09.2021 në ora 10:00 në sallën e Bordit në katin e dytë të komunës.

“Komisioni Përzgjedhës i emruar nga Kryetari i Komunës për pozitën Roje Pylli – Tri (3) pozita në Drejtorinë për Zhvillim Rural dhe Pylltari gjatë procedurës së vlerësimit të aplikacioneve në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin (rishpallje) vlerësoi se kandidatët e poshtëshënuar kanë plotësuar kushtet për tu përfshirë në listën e ngushtë dhe për t’i ftuar në testin me shkrim”, thuhet në njoftim, raporton SuharekaOnline.

Lista e ngushtë e kandidatëve për pozitën Roje Pylli:
1. Ramadan Boka;
2. Ilir Basha;
3. Bashkim Buzhala;
4. Florent Kuçi.

Ndërsa këta kandidatë nuk përfshihen në listën e ngushtë nga se nuk i kanë plotësuar kushtet sipas konkursit (Rishpallje):
1. Maliq Behluli;
2. Nuhi Bajraktari;
3. Zeqir Kryeziu.

Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë afat prej tri (3) ditësh, ku mund të paraqesin vërejtjet në përpilimin e listës te Komisioni i Përzgjedhjes.

Lista-e-kandidateve-ne-listen-e-ngushte-Roje-Pylli-2021