Hajnat tentojnë ta plaçkitin një lokal në Suharekë, thyejnë murin dhe depërtojnë nga një lokal tjetër

15.05.2021

Nuk kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur lokali ishte thyer për herë të fundit, ku hajnat kishin arritur që të plaçkitnin tetë kompjuter, vlera e të cilëve kap shumën e mijëra eurove. Edhe të premtën SonyPlaystation “NOLI” ishte cak i hajnave, ku kësaj radhe vjedhja është kryer gjatë orës policore dhe është […]

Hajnat tentojnë ta plaçkitin një lokal në Suharekë, thyejnë murin dhe depërtojnë nga një lokal tjetër Foto: Ilustrim

Nuk kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur lokali ishte thyer për herë të fundit, ku hajnat kishin arritur që të plaçkitnin tetë kompjuter, vlera e të cilëve kap shumën e mijëra eurove.

Edhe të premtën SonyPlaystation “NOLI” ishte cak i hajnave, ku kësaj radhe vjedhja është kryer gjatë orës policore dhe është bërë në mënyrë profesionale.

Sipas një njoftimi në profilin e tyre në Facebook hajnat kanë depërtuar në lokal, duke thyer murin nga një lokal tjetër afër tij.

Sipasprononcimit të pronarit të këtij lokali për SuharekaOnline, hajnat nuk kanë vjedhur ndonjë gjësend përveç disa dëmeve të vogla gjatë tentim-vjedhjes.