Ende asnjë i arrestuar për plagosjen në Prizren dhe gjuajtjen e policisë në Suharekë

16.11.2021

Të njëjtit në dalje të Prizrenit, në Lubizhdë i kanë vërë zjarrin veturës me të cilën po lëviznin, e cila rezultoi të jetë e vjedhur. Më pas nën kërcënim kanë marr një veturë tjetër, të cilën gjithashtu e kanë mbushur me derivate tek një pikë karburantesh në dalje të Prizrenit. Personat që tentuan të kryejnë […]

Ende asnjë i arrestuar për plagosjen në Prizren dhe gjuajtjen e policisë në Suharekë Foto: Ilustrim

Të njëjtit në dalje të Prizrenit, në Lubizhdë i kanë vërë zjarrin veturës me të cilën po lëviznin, e cila rezultoi të jetë e vjedhur.

Më pas nën kërcënim kanë marr një veturë tjetër, të cilën gjithashtu e kanë mbushur me derivate tek një pikë karburantesh në dalje të Prizrenit.

Personat që tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari në Prizren, pas dështimit të planit, ishin nisur për në Suharekë.

Të njëjtit janë ndjekur nga Policia e Kosovës dhe brenda qytetit kanë shkëmbyer zjarr me njësitë e policisë, saktësisht përballë shtëpisë së kulturës në Suharekë.

Më pas, edhe ajo veturë u gjet e djegur në Mugë të Skenderajt.

Sipas Policisë së Kosovës deri më tani nuk ka detaje të reja, përveç atyre të cilat janë publikuar tashmë.