Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-plaçkitjen në Prizren dhe gjuajtjen e policisë në Suharekë
Kryeministri Kurti ka theksuar se të dyshuarit ishin edhe më herët të arrestuar për plaçkitje, por ishin liruar nga Gjykata në procedurë të rregullt. Ata gjatë të enjtes janë arrestuar dhe siç tha kryeministri, disa lokacione janë duke u bastisur në lidhje me rastin. “Ju njoftoj se janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e […]
Kryeministri Kurti ka theksuar se të dyshuarit ishin edhe më herët të arrestuar për plaçkitje, por ishin liruar nga Gjykata në procedurë të rregullt.
Ata gjatë të enjtes janë arrestuar dhe siç tha kryeministri, disa lokacione janë duke u bastisur në lidhje me rastin.
“Ju njoftoj se janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren të hënën në mbrëmje, ku u patën plagosur babë e bir.
Disa lokacione janë duke u bastisur, të dyshuarit ishin arrestuar deri vonë për plaçkitje, por që ishin liruar në procedurë të rregullt, por që tash janë riarrestuar”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari në Prizren por që kishte rezultuar pa sukses.
Të njëjtit në dalje të Prizrenit, në Lubizhdë i kanë vërë zjarrin veturës me të cilën po lëviznin, e cila rezultoi të jetë e vjedhur.
Më pas nën kërcënim kanë marr një veturë tjetër, të cilën gjithashtu e kanë mbushur me derivate tek një pikë karburantesh në dalje të Prizrenit.
Personat që tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari në Prizren, pas dështimit të planit, ishin nisur për në Suharekë.
Të njëjtit janë ndjekur nga Policia e Kosovës dhe brenda qytetit kanë shkëmbyer zjarr me njësitë e policisë, saktësisht përballë shtëpisë së kulturës në Suharekë.
Më pas, edhe ajo veturë u gjet e djegur në Mugë të Skenderajt.