Qyteti i luleve dhe pastërtisë, Suhareka përfiton grant 163 mijë euro
- 16.11.2021
- 0 komente
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna jonë ka përfituar mbi 162 mijë euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.

Ai tha se kjo vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët për një mjedis sa më të pastër.
“162,924.00 euro kemi përfituar si Komunë e Suharekës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.
Procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët.
Urime qytetarëve ! “, tha ai.
#”Mjedisi i pastër”#Bali Muharremaj#GIZ#Granti i Performancës#Kryetari i Komunës së Suharekës#ministri i mjedisit
KOMENTE0
Leave a Reply