[FOTO] Aksident trafiku në Shirokë, lëndohen 5 persona

14.02.2021

Të shtunën në Shirokë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Dje është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Shirokë, rreth orës 09:16, në të cilin janë përfshirë dy vetura, shkruan SuharekaOnline. Si pasojë janë lënduar pesë persona, dy drejtuesit e veturave dhe tri femra pasagjere. Policia e Kosovës dhe nga […]

[FOTO] Aksident trafiku në Shirokë, lëndohen 5 persona Foto: Ilustrim

Të shtunën në Shirokë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Dje është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Shirokë, rreth orës 09:16, në të cilin janë përfshirë dy vetura, shkruan SuharekaOnline.

Si pasojë janë lënduar pesë persona, dy drejtuesit e veturave dhe tri femra pasagjere.

Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Infrastrukturës kanë bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, pasi që shumë rrugë janë vështirë të qarkullueshme si pasojë e reshjeve të borës.