Dyshohet se shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi shoferet,arrestohet një person

25.04.2024

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një përson për sulm dhe dëmtim të pasurisë, pasi dyshohet se ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave.

Dyshohet se shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi shoferet,arrestohet një person Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, sot rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestuar në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar”, thuhet në njoftim.

Nga policia bëjnë me dije se po punohet në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.