Driton Maliqaj i AAK-Suharekë liron detyrën e asambleistit për të shërbyer zv.drejtor në QKMF-Suharekë

20.01.2023

Asambleisti i Asamblesë Komunale në Suharekë, Driton Maliqaj ka liruar detyren e asambleistit. Driton Maliqaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka liruar detyrën e tij si asambleist i Asamblesë Komunale në Suharekë për të vazhduar shërbimin e tij si zëvendës drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, raporton SuharekaOnline. “Ju […]

Driton Maliqaj i AAK-Suharekë liron detyrën e asambleistit për të shërbyer zv.drejtor në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Asambleisti i Asamblesë Komunale në Suharekë, Driton Maliqaj ka liruar detyren e asambleistit.

Driton Maliqaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka liruar detyrën e tij si asambleist i Asamblesë Komunale në Suharekë për të vazhduar shërbimin e tij si zëvendës drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
“Ju njoftoj se kam liruar detyren e asambleistit në Asamblenë Komunale, për të vazhduar shërbimin tim si zv/drejtor në QKMF- Suharekë.” ka shkruar Maliqaj.

Njoftimi i plotë:

Në periudha të gjata kohore kam rrugëtuar bashkë me ju, duke marrë përgjegjësi për t’ju shërbyer.

Jam edukuar edhe familjarisht se vendin e nderon vetem kur i shërben çdo ditë atij.

Ju njoftoj se kam liruar detyren e asambleistit në Asamblenë Komunale, për të vazhduar shërbimin tim si zv/drejtor në QKMF- Suharekë.

Jam mirënjohës e falenderues secilit votues që më dha besimin që të adresoj kërkesat e tyre.

Unë edhe më tutje e mbaj premtimin se do t’ju dëgjoj dhe do ta adresoj secilen kërkesë tuajen.

Faleminderit Kryetarit Bali Muharremaj dhe secilit prej jush që më nderuat në këtë proces.

Kandidatit në ardhje Vullnet B. Luzhnica i dëshiroj shëndet dhe shumë suksese!

Faleminderit sinqerisht !