Bizneset e ndërmarra nga gratë e Suharekës në vitin 2023 pritet të mbështetën me 50 mijë euro

26.11.2022

Kryetarja e Grupit të Grave të Kuvendit Komunal të Suharekës, Sanije Kuqi-Rexhepaj të premtën është takuar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për të diskutuar për rekomandimet që dalin nga ky grup. Kuqi-Rexhepaj ka treguar disa nga projektet të cilat janë përkrahur dhe pritet të mbështetën nga komuna siç janë: Ripërtrirja e Marrëveshjës […]

Bizneset e ndërmarra nga gratë e Suharekës në vitin 2023 pritet të mbështetën me 50 mijë euro Foto: Ilustrim

Kryetarja e Grupit të Grave të Kuvendit Komunal të Suharekës, Sanije Kuqi-Rexhepaj të premtën është takuar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për të diskutuar për rekomandimet që dalin nga ky grup.

Kuqi-Rexhepaj ka treguar disa nga projektet të cilat janë përkrahur dhe pritet të mbështetën nga komuna siç janë: Ripërtrirja e Marrëveshjës për financimin e Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Mbeshtetja e bizneseve të ndërmarra nga gratë, Mamografia të punojë çdo ditë, fëmijët që nuk kanë mundësi shkollimi në objetet shkollore të pajisen me laptop dhe disa projekte të tjera, shkruan SuharekaOnline.

“Sot, si Kryetare e Grupit të Grave të Kuvendit, takova Kryetarin e Komunës për të diskutuar rreth rekomandimeve që kanë dal nga ky Grup dhe e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që po na ofron.” ka shkruar Kuqi-Rexhepaj.

“Më poshtë po i listoj vetëm disa prej projekteve që kanë gjet mbështetje:

Ripërtrirja e marrëveshjes me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren dhe rritja e përkrahjes Financiare. – Kjo marrëveshje është ripërtirë dje dhe rritja e mbështetjes financiare është bërë pothuajse 100%.

Të mbështeten Start-Up Bizneset të ndërmarra nga Gratë. – Ky projekt parashihet të filloj në vitin 2023 ku vlera e këtij projekti do të jetë rreth 50,000.00€

T’ju krijohen kritere lehtësuese grave fermere gjatë shpërndarjes së Subvencioneve në Bujqësi në mënyrë që të rritet numri i aplikueseve dhe përfitues të jenë afërsisht të njejtë fermer/fermere. – Kjo inciativë do të ndërmerret në shpalljen e ardhshme publike për Subvencione.

Mamografi të punojë çdo ditë pune. -Mamografi ka filluar të punojë çdo ditë pune.

Fëmijët që nuk kanë mundësi shkollimi në Shkolla për çështje shëndetësore të pajisen me laptop. – Kjo po realizohet, familja duhet të aplikojë në Drejtori të Arsimit me dokumentet përkatëse.

Gjatë fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, Komuna në bashkëpunim me Akademinë Vivienne do të ofrojë bursa për aftësim profesional në drejtime të ndryshme për viktima të dhunës. Kjo ndikon drejt për drejt në riintegrim të rasteve duke ju mundësuar viktimave aftësim/punësim/jetë më të lehtë.

Bashkëpunimi i ndërsjelltë sjell gjithmonë rezultate konkrete. GGK do të vazhdojë me inciativa përmes së cilave fuqizon dhe ngrit figurën e Gruas në mënyrë që të kemi një jetë me të drejta sa më të barabarta.” ka shtuar ajo.