Suhareka regjistron 70 lindje gjatë muajit gusht 2022, asnjë nuk u realizua në QKMF-Suharekë

05.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në […]

Suhareka regjistron 70 lindje gjatë muajit gusht 2022, asnjë nuk u realizua në QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Duke u bazuar në dhënat administrative për muajin gusht janë regjistruar 2,283 lindje të ndodhura në
Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1,194 dhe femra 1,089. Krahasuar me muajin Korrik 2022 kemi rënje të numrit të lindjeve për (-9%).

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave të publikuara nga ASK që posedon SuharekaOnline gjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar 70 lindje, prej tyre 34 meshkuj dhe 36 femra.

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë000703436
Të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga 70 foshnje të cilat u lindën në gusht 2022, asnjëra prej tyre nuk u lind në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Rikujtojmë se në vitin 2019 Komuna e Suharekës përmes një projekt – vendimi  kishte vendosur që të subvencionojë gratë-nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas vendimit për çdo lindje të fëmijës nënat do të subvencionohet me nga 200€ mjete financiare dhe se ky subvencionim ka filluar të bëhet nga data 01.01.2019, për të gjitha ato gra-nënë që lindin pas kësaj date.

Subvencionimi bëhet nga mjetet vetanake të Komunës së Suharekës nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqeni Sociale.

Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në Suharekë, të cilën e udhëheq drejtoresha, Besa Kuqi.