Moti sot: Vranësira dhe reshje lokale shiu pasdite

23.12.2024

Sipas parashikimeve meteorologjike, e hëna do të karakterizohet nga mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit.

Ky ndryshim i kushteve atmosferike vjen si pasojë e depërtimit të një cikloni të ri, i cili e ka origjinën nga veriperëndimi i kontinentit evropian.

Depërtimi i ciklonit pritet të fillojë që në orët e hershme të mëngjesit, duke sjellë me vete vranësira të dendura dhe ndoshta reshje shiu në disa zona.
Specialistët paralajmërojnë se temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta si pasojë e masave ajrore të ftohta që shoqërojnë këtë sistem atmosferik.

Cikloni pritet të ndikojë veçanërisht në zonat veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa në rajonet jugore dhe lindore moti do të jetë më i qëndrueshëm. Megjithatë, luhatjet atmosferike mund të sjellin momente të përkohshme me reshje lokale dhe erëra mesatare deri të forta në disa zona.

Temperaturat do të jenë mes 4 deri ne 0 gradë celcius.