Sot vranët – temperaturat deri 24 gradë

25.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, vetëm se parashihen më shumë vranësira. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin […]

Sot vranët – temperaturat deri 24 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, vetëm se parashihen më shumë vranësira.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.