Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore
Instituti GAP sot do të mbajë konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore”. Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës. “Në dhjetor të vitit 2023, […]
Instituti GAP sot do të mbajë konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore”.
Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës.
“Në dhjetor të vitit 2023, GAP ka realizuar një anketë për matjen e opinionit publik në lidhje me planet e qytetarëve për të emigruar pas liberalizimit të vizave, si dhe janë analizuar praktikat e shteteve të rajonit të cilat janë përballur me shkallë të lartë të emigrimit”, thuhet në njoftim.
Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 10:00.
“Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”. (Instituti GAP, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)”, thuhet tutje.