Sot mot i ftohtë, borë në viset malore

21.11.2020

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell. Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Sot mot i ftohtë, borë në viset malore Foto: Ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.