Sot mblidhen dy komisione parlamentare

08.04.2024

Të hënën do të mblidhen dy komisione parlamentare, ai për Media si dhe ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sot mblidhen dy komisione parlamentare Foto: Ilustrim

Përderisa i pari mblidhet për të mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dyti do ta shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, atë për mbrojtje nga zjarri, si dhe projektligjin për letërnjoftimin.