Sot mbahet takimi i liderëve partiakë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit

28.06.2025

Sot, në orën 16:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet takimi i paralajmëruar mes krerëve të partive politike, i thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit të ri.

Sot mbahet takimi i liderëve partiakë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi se ky takim është një hap drejt arritjes së konsensusit politik, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”, ka shkruar Kurti. Ai ka shtuar se si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u është drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë me ftesë për një takim të përbashkët.

Pjesëmarrjen në këtë takim tashmë e kanë konfirmuar përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Takimi vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të enjten, më 27 qershor, në lidhje me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive në muajt prill dhe maj.

Gjykata ka sqaruar se seanca konstituive e nisur më 15 prill nuk është përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke theksuar se kjo bie ndesh me nenin 66 të Kushtetutës. Në vendim është përcaktuar gjithashtu se deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive me zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.

Ky zhvillim i fundit ka vendosur një afat të qartë për partitë politike që të tejkalojnë bllokadën aktuale dhe të çojnë përpara procesin kushtetues për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More