Sot do të rivarrosen 34 dëshmorë të kombit, ceremonia shtetërore në Vrellë të Istogut

14.06.2025

Sot do të mbahet ceremonia shtetërore e rivarrimit të tridhjetë e katër (34) Dëshmorëve të Kombit, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut.

Kjo ceremoni e rëndësishme, që synon të nderojë sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, mbahet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit ka njoftuar se e gjithë ceremonia do të jetë nën kujdesin dhe përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komuna e Istogut ka bërë të ditur se “ceremonia do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje institucionale”, duke treguar rëndësinë që i jepet këtij akti përkujtimor.