I dyshuari i drejton armën policisë – sekuestrohet “Zoraki” 9mm, një polic përfundon i lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të rëndë të ndodhur në Istog, ku një person ka kërcënuar zyrtarët policorë me armë gjatë tentativës për t’u larguar nga kontrolli. Rasti ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit dhe lëndimin e një polici.
Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ngjarja ka ndodhur më 12 nëntor 2025, rreth orës 13:15, në rrugën “Nënë Terezë” në Istog. Patrulla policore, e cila po vepronte në rroba civile, kishte vërejtur një veturë të ndaluar dhe ishte afruar për ta kontrolluar.
I dyshuari ikën dhe nxjerr armën drejt policisë
Në momentin kur zyrtarët kërkuan verifikim, i dyshuari ka tentuar të ikë, duke mos respektuar urdhërin për t’u ndalur. Gjatë ikjes, ai ka nxjerrë një armë nga brezi dhe ua ka drejtuar zyrtarëve policorë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Për të neutralizuar situatën, policët kanë nxjerrë armët zyrtare dhe kanë dhënë urdhër verbal për hedhjen e armës. Pas këtyre veprimeve, është arritur arrestimi i të dyshuarit, megjithëse gjatë ndërhyrjes njëri nga zyrtarët policorë është lënduar.
Sekuestrohet arma, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestrojur një armë “Zoraki” kalibër 9 mm dhe një karikator të saj.
Personi i arrestuar dyshohet për veprat penale:
- Sulk ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare
- Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet rreth rastit po vazhdojnë.