Përleshje me thikë në një lokal në Istog, dy të rinj përfundojnë në QKMF

02.11.2025

Një përleshje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut, ku dy persona kanë pësuar lëndime nga thika.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rastit”, ka deklaruar Gashi.