Sot bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos për realizimin e vlerësimit të brendshëm për mësimdhënësit

30.04.2024

Ministria e Arsimit, njofton se sot do të bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos së instrumenteve për realizimin e vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve.

Sot bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos për realizimin e vlerësimit të brendshëm për mësimdhënësit Foto: Ilustrim

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se në këtë promovim do të marrë pjesë edhe ministrja, Arbërie Nagavci.

Promovimi i këtyre dokumenteve do të bëhet në ora 09:30, në Hotel Sirius.